Luan Rudaj po bëhet gati për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.
Garuesi nga Kosova i sportit Muay Thai ka zbuluar këtë të shtunë kundërshtarin e tij, Reisi, i cili vije nga Irani.
“Kundërshtari me një përvojë shumëvjeçare dhe ndër kundërshtarët më të fortë, sfiduesi zyrtar, vjen nga Irani. Kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë, ju siguroj.
Titujt na përkasin neve!”, shkroi Rudaj në llogarinë e tij në “Facebook”.
Meçi do të zhvillohet më 11 nëntor, në palestrën e sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë
Rudaj është më prejardhje nga Malisheva, por jeton në Zvicër. Ai është njëri prej sportistëve më të suksesshëm që i ka pasur ndonjëherë Kosova.