Këtë fundjavë, në Në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-294 në artet marciale mikse.
Një event që pritet me interes, teksa do të zhvillohet një duel për titullin kampion bote, por dhe një sfidë eliminatore për titullin.
Kështu, do të zhvillohet duel ii peshës së lehtë për meshkuj mes kampionit në fuqi të këtij Divizioni, rusit Islam Makhachev (24 fitore e 1 humbje) dhe neo-zelandezit Alexander Volkanovski (26 fitore e 2 humbje).
Kjo është hera e dytë që dy sportistët duelojnë në kafaz, me Makhachev që e mbrojti një herë titullin ndaj Volkanovski, në shkurt të këtij viti. Neo-zelandezi është rikthyer në kafaz edhe më vonë, kur ka mbrojtur titullin e peshës “featherweight” (pesha deri 65kg), por synon të jetë kampion i dyfishtë i botës.
Një tjetër sfidë interesante është ajo mes nigerianit Kamaru Usman (20 fitore e 3 humbje në kafaz), ish-kampion bote dhe suedezit Khamzat Chimaev (12 fitore e asnje humbje). Kjo përballje është eliminatore për titullin kampion në peshën e mesme. Fituesi do të duelojë me kampionin e këtij Divizioni, Sean Srickland.
UFC-294, duelet kryesore
Islam Makhachev-Alexander Volkanovski
Kamaru Usman-Khamzat Chimaev
Magomed Ankalaev-Johnny Walker
Ikram Aliskerov-Warley Alves
Said Nurmagomedov-Muin Gafurov