Zahir Shabani dhe Faton Salihu u takuan në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Një takim interesant mes Shabanit dhe Salihut në Shkup përkatësisht në ambientet e “Aleksander Palace” ku u nda çmimi “Oskari i Artë Olimpik” nga ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 dhe sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.
Zahir Shabani, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Faton Salihu (kampion i Evropës për kadet) që boksoi pas lufte për Prishtinën, biseduan shumëçka në lidhje me boksin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Salihu ka qenë trajner i kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe tani është kryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.
Shabani është kontribues i madh në gjeneratën e sakrificës, në vitet e 90-ta në boks dhe në përgjithësi sportin e Kosovës, financues i sportit dhe ka qenë drejtor për 8 vite i klubit të boksit Kastrioti të Ferizajt dhe disa vite nënkryetar i Federatës së Boksit të,Kosovës.
Një takim i përzemërt mes dy emrave të mëdhenj, dy ish boksierëve të klubit të famshëm Prishtina.