Talenti shqiptar, Bleon Rexhepi e ka përfunduar me sukses WKF “European Championship”, i cili më 28 dhe 29 tetor të këtij viti u mbajtë në Triestë të Italisë.
Ai në mungesë të kundërshtarëve në K1-71, garoi në Full Kontakt, ku triumfoi ndaj rivalit të tij nga Spanja, të cilin e detyroi ta dorëzojë mecin pas raundit të parë.
Kështu që talenti shqiptar nga Welsi, me rrënjë nga Shkupi, është shpallur kampion europe në Full kontakt në kategorinë -71kg.
“Unë duhej të kisha luftuar në K1-71, por fatkeqësisht nuk kishte kundërshtar për mua.
Kështu që pranova një luftë në kontakt të plotë me një djal të fortë nga Spanja dhe e detyrova të dorëzohej pas raundit të parë.
Kështu që unë jam kampion evropian në kontakt të plotë -71 kg”, deklaroi Rexhepi.