Liridon Fazliu, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Belgjikë ka konfirmuar se ka nënshkruar marrëveshje me Nikolla Ivkoviq që vitin e ardhshëm të zhvillojnë ndeshje revansh në Belgjikë.
“Dua që sërish të kryqëzoj dorëzat me këtë boksier sepse ai në ndeshjen e fundit ishte shumë me fat ndaj meje, por kësaj radhe ju premtoj se nuk do të largohet nga ringu pa shënuar humbje.
Dua edhe kësaj radhe mbështetjen e publikut dhe ne fund te festojmë së bashku”, tha Fazliu.
Ndeshja do te zhvillohet me 3 shkurt të vitit 2024 dhe kësaj radhe Fazliu ne ring do te paraqitet edhe me trajner te ri.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy boksierëve mbaroi me barazim.