Boksieri nga Veleshta e Strugës, anëtar i KB Sindi, përfaqësues i RMV-së, Alim Nasufi, ka dhuruar momente emocionuese në turneun e ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili pardje përfundoi në Shkup.
25-vjecari, në finale, në kategorinë deri më 71 kg, ka mposhtur boksierin serb Igor Rokic.
Nasufi deklaroi se ka realizuar ëndrrën e tij.
“Po, jam shumë i lumtur që fitova Gongun e Artë. Kam punuar shumë për këtë ditë.
E kisha ëndërr të fitoj. Pas 12 vitesh ky trofe vjen sërish në Strugë, pasi për herë të fundit e kishte fituar Fatlum Zhuta”, u shpreh Nasufi.