Në Dubai po mbahet Kongresi i Federatës së Boksit Botëror - IBA.
Në Kongres marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga vendi ynë, Enver Krasniqi – kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Latif Demolli – sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Krasniqi dhe Demolli përveç pjesëmarrjes në Kongres, kanë pas takime të shumta me homologët e tyre.
Ata biseduan me theks të veçantë për boksin dhe si të ndihmohet boksi ynë.
"Kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli po marrin pjesë në Kongresin e Federatës Botërore të boksit – IBA”, njofton federata.