Youtuberi i famshëm, Jake Paul ua mbylli gojën kritikëve dhe për herë të parë në karrierën e tij mundi një boksier profesionist me një nokaut spektakolar në raundin e parë.
26-vjeçari amerikan fitoi për të tetën herë në karrierën e tij, por për herë të parë ndaj një boksieri profesionist.
Kujtojmë se Paul fitoi famë botërore duke regjistruar video në Youtube dhe në vitin 2020 vendosi të bëhej boksier.
Oh my god!! Jake Paul with the uppercut KO! pic.twitter.com/ZkMo31dl5s
— Haduucken (@Haduucken) December 16, 2023
Fillimisht ai u ndesh me Youtuberë të tjerë dhe shumë e tallnin për këtë, ndaj vendosi të luftojë kundër emrave më seriozë.
Ai mundi ish-luftëtarët e MMA, Tyron Woodley, Ben Askren dhe Anderson Silva, por ishte ende objekt talljeje dhe vendosi të hyjë në ring me një boksier profesionist për herë të parë.
Vëllai i Tyson Fury, Tommy Fury e mundi atë me vendim të ndarë, por kjo disfatë nuk e dekurajoi atë. Në gusht, ai mundi Nate Diaz, një tjetër legjendë e MMA-së dhe mbrëmë ai doli në ring kundër boksierit profesionist amerikan Andre Augusto (35 vjeç, me rekord 10-1-1).
Paul e mundi atë në Orlando pas vetëm dy minuta e 32 sekonda luftë. Ai e dërgoi atë në dysheme me një ‘uppercut’ të fuqishëm me të djathtën dhe ky ishte fundi i luftës.
Jake Paul me këtë fitore u ngjit në vendin e 131-të në listën e BoxRec për luftëtarët më të mirë në kategorinë cruiserweight dhe është e sigurt se me këtë fitore ai dëshmoi se nuk është thjesht një cirk i zakonshëm, por se vërtet ka diçka për të në botën e boksit profesionist.