Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, shpesh herë i kujton kohërat e arta të tij në vitet e 80-ta.
Salihu është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës..
Sportisti i Shekullit shpesh e përmend një emër të madh të boksit.
Është fjala për kroatin Mate Parllov që ka ndërruar jetë në vitin 2008.
Salihu thotë se Parllov është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave të ish-Jugosllavisë.
Parllov është kampion olimpik në kategorinë -81 kg në vitin 1972 në Munih të Gjermanisë.