Boksierët e Kosovës, seniorët dhe juniorët, përgatiten për sfidat që i presin në fillim të muajit shkurt.
Përgatitjet do t’i zhvillojnë nga 12 janari në bregdetin shqiptar.
“Federata e boksit nis fillimin e vitit sipas plan-programit të kalendarit 2024 me përgatitjet bazike të kombëtares se Kosovës senior dhe të rinj, pjesën e parë do ta zhvilloj në bregdetin shqiptar në Durrës nga 12 Janari.
Pastaj vazhdon me pjesën e dytë me përgatitjet speciale para garave që fillojnë nga 2 shkurti me turneun më të madh në botë ‘Strandja’ në Sofj, turneu ‘Pavarësia’ dhe turneu kualifikues ne Itali për Lojërat Olimpike – ‘Parisi 2024’”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Seniorët
1. Jeton Berisha-51kg.
2. Bashkim Bajoku-54kg.
3. Luar Aliu -57kg.
4. Lorent Murati -60kg.
5. Shpëtim Bajoku-67kg,
6. Leotrim Berisha - 67kg.
7. Loris Idrizi -71kg.
8. Patriot Behrami-71kg.
9. Jozef Rrasi-75kg
10. Altin Shala-80kg.
11. Taulant Jakupi -86kg.
12. Donat Syla- 92kg.
13. Shpejtim Shabani- 92kg.+
Të rinjtë– U18
14. Lumturim Xhoxhaj-60kg.
15. Planet Berisha -67kg.
16. Endrit Jerliu -70kg.
17. Luan Morina -75kg.
Musli Zymberi - trajner
Bekim Demaku - trajner