Federata e Boksit e Kosovës është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për mbajtjen e turneut ndërkombëtar “Pavarësia”.
Sipas Latif Demollit, sekretar i përgjithshëm Federatës së Boksit të Kosovës, ecuria e përgatitjeve po shkon siç është më së miri: “Jemi gati”.
“Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun ndërkombëtar “Pavarësia 2024” më 17 shkurt.
Kjo organizohet për të 16-tën.
Ne këtë turne do të marrin pjese shtetet e rajonit Maqedonia, Shqipëria, Bullgari dhe Kosova.
Turneu do të mbahet me 17 shkurt nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”, njofton federata.