Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka, janë në përgaditje në kampin nderkombëtar në Sofia (Bullgari) nga 23 janari deri me 2 shkurt.
Keto përgaditje janë të dëshiruara për Donjeta Sadikun, e cila nga 4 shkurt do të merr pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “STRANDJA” në Sofia, Bullgari.
Donjeta Sadiku njëra ndër kandidatet kryesore dhe bursistja e KOK për Lojrat Olimpike dhe pjesëmarrja në turne ndërkombëtar i ndihmojnë ta ruaj formën dhe të vazhdoj të jetë sa ma e gatshme për garat kualifikuese pë Lojrat Olimpike Parisi 2024,që do të mbahen gjatë muajit mars në Busto Arzizio, Itali.
Ky udhëtim i Sadikut është mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.