Boksierët tanë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, u.d.selektori Musli Zymberi, përgjegjësi, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm, do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.
Atje, ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë.
Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Turneu kualifikues do të mbahet nga data 3 deri më 11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë.