Donjeta Sadiku ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Donjeta mundi boksieren gjermane Felicitas Ganglbauer, sot në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.
Gjysmëfinalet zhvillohen me 9 mars.