Jose Mourinho mbeti i befasuar nga fiziku i Tyson Fury-t teksa dyshja u takua në Riad, Arabinë Saudite, për përballjen Francis Ngannou-Anthony Joshua.
Ish-trajneri i Chelseat me sa duket ka shumë kohë të lirë pasi u shkarkua nga Roma në janar 2024.
Të premten, më 8 mars, ai ishte pjesë e një grupi të madh personalitetesh sportive nga bota e futbollit, boksit dhe F1, që kryeson aktivitetet e Riadit këtë fundjavë.
Para se të nderonte Kingdom Arena me praninë e tij, Mourinho ishte parë në ndeshjen finale të Kupës së Egjiptit midis Al Ahly dhe Zamalek, ku ai prezantoi trofeun së bashku me Ronaldo Nazario dhe Francesco Totti.
61-vjeçari më pas nderoi një ftesë nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm Saudit Turki Al-Sheikh dhe mori një vend në rreshtin e parë për ndeshjen e boskit AJ-Ngannou.
Nëpërmjet Instagramit, Mourinho ndau për mbi 4 milionë ndjekësit e tij një foto së bashku me “Gypsy King” befasinë për fizikun e boksierit.
“Më i madh nga sa mendoja… i jashtëzakonshëm!!! Faleminderit për ftesën Turki Alalshikh”.
Mesazhi i trajnerit ka mbledhur më shumë se 90,000 pëlqime në më pak se 24 orë.
Fury është 2.06 m i gjatë, një diferencë e madhe në krahasim me 1.76 m të Mourinhos.