Suksesit të Donjeta Sadikut i gëzohet edhe Besnik Vranovci, selektori i kombëtares së Kosovës për junior dhe trajner i Kastriotit të Ferizajt.
Vranovci tha se është një sukses i madh, dhe sipas tij, e presin edhe shumë punë boksin.
“Për këto te arritura të Donjeta Sadikut në Kampionatin Evropian, Botëror dhe Ballkanik, tash edhe Norma Olimpike, të gjitha këto duhet dedikuar kryetarit të FBOXK-së, z. Enver Krasniqi.
Presim shumë nga Donjeta në Lojërat Olimpike – ‘Paris 2024’.
Kryetari është shumë i gëzuar që arriti këto rezultate në periudhën e tij.
Na presin ende rrugë të gjata e të mira për boksin e Kosovës”, thotë Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.