Mbrëmë në Bielefeld të Gjermanisë, është vrarë boksieri i njohur Besar Nimani.
Federata e Boksit Profesionist e Kosovës (FBOXPROFK), është e tronditur me këtë rast duke i shprehur ngushëllime familjes së boksierit,
Federata e Boksit Profesionist e Kosovës.
“Ju shprehim ngushëllime te sinqerta familjes Nimani dhe gjithë komunitetit të boksit profesionist te Kosovës.
Ndarja e hershme nga jeta e boksierit profesionist shqiptar Besar Nimani, është tronditëse për gjithë komunitetin e boksit të Kosovës.
Besar Nimani edhe pse ka vazhduar karrierën e tij sportive në Gjermani ai ishte pjesëmarrës në aktivitetet dhe mbrëmje te shumta te organizuara në Kosovë”, shpreh ngushëllime Federata e Boksit Profesionist e Kosovës.