Vrasësit qëlluan me 16 plumba në drejtim të kampionit të boksit, shkruan prestigjiozja gjermane “Bild”.
“Kampioni i boksit Besar Nimani (38 vjeç) u ekzekutua në Bielefeld”, shkruan mes të tjera media gjermane.
“Me sa duket autorët qëlluan 16 herë në drejtim të ish-profesionistit të boksit
Sipas policisë, në vendin e krimit u gjetën më shumë se 20 prova, kryesisht gëzhoja plumbash.
Mësohet se ndaj 38-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, është qëlluar të paktën 16 herë”, shkruan “News.de”.