Ish-kolegu dhe miku i Besar Nimanit, Xhavit Visoka, tha në emisionin “Kosova Today” që beson se grupi i njëjtë kriminal që e sulmoi para 10 vjetësh, qëndron prapa vrasjes së tij.
“Njerëz turko-iranian, ata të cilët as veten nuk e duan, ata kanë menduar që munden edhe Besarin me e fut në grupin e tyre, kështu ka lind konflikti”, u shpreh Visoka teksa fliste për plagosjen e të ndjerit që ndodhi në vitin 2013.
“Klan mafioz, narkomanësh, bastardësh. Besarin me mbyt ke mundur, por me frikësuar jo. Besoj që po, të njëjtit si para 10 vjetësh”, tha Visoka, kur flitej për vrasjen e Nimani.
Visoka poashtu tha se nuk ka pasur asnjë lloj të kalibrit të Nimanit.
“Ai ka boksuar shqip, ka qenë luan, ka qenë i paparë”, u shpreh miku i të ndjerit.
Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Gjermani.