Ish kick - boksieri dhe ish karateisti Fatmir Makolli është nderuar me “Çmimin për vepër jetësore” nga komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria për Sport.
Makolli, si sportist ka qenë i jashtëzakonshëm.
Përveç kësaj, i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb dhe kontribues i madh në vitet më të vështira, në vitet e 90-ta.

Sot është kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës.
Makolli tha se është i nderuar dhe krenar për “’Çmimin për vepër jetësore”, duke e falënderuar komunën e Prishtinës.