Boksierja Donjeta Sadiku, e bëri ëndrrën e saj realitet.
Ajo arriti që për herën e parë në histori të boksit kosovar ta sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe atë në Paris në vitin 2024.
Sadiku në Sports Shoë në Klan Kosova tha se ka sakrifikuar shumë për këtë arritje.
“Ka shumë sakrifica, ka shumë punë. Kam sakrifikuar shumë për këtë fitore kështu që për mua do të thotë shumë ky kualifikim për “Paris 2024″”, tha ajo.
“Kam qenë krejtësisht ndryshe nga garat e tjera. Po, kur kam shkuar e kam pasur një bindje që unë jam më e mira dhe s’ka më të mira se unë. Kësaj radhe përnjëmend në mendjen time s’ka pasur më të mira”, theksoi Sadiku në Klan Kosova.
Boksierja ishte pjesëmarrëse në turneun e boksit në Busto Arsizio të Italisë.
Donjeta Sadiku, në meçin e kategorisë deri në 60 kilogramë ka arritur të mposht italiane, Alessia Mesiano.