Kosova është gati për Kampionatin Evropian për të rinj.
Kosova do të përfaqësohet me dy boksierë në garën që do të mbahet në Kroaci.
“Kombëtarja e Kosovës në boks do të marrin pjesë me 2 boksierë në Kampionatin Evropian për të rinj -17/18 vjeçar në Poreç të Kroaci nga 2-15 prill.
Kosova përfaqësohet me boksierët 57 kg Lumturim Xhoxhaj, 71 kg Endrit Jerliu, ushtrues detyrës i selektorit Musli Zymberi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli i cili është ftuar të ndajë drejtësinë.
Në këtë turne pritet pjesëmarrës më se 247 boksierëve nga shtetet Evropiane”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.