Gjoni Palokaj që është me prejardhje nga Prizreni e që është pjesë e Klubit Fightschool Hannover, ka shënuar fitore ndaj çekut,
Jaroslav Pokory në kategorinë 66 kg në MMA.
Palokaj e mundi në raunde çekun Pokory, i cili nuk kishte asnjë disfatë për 26 meçe në Çeki.
Meçi u mbajt në Gjermani në ‘Rudolf Weber Arena’, në Oberhause, që e ndoqën rreth 15 mijë shikues.
Pokory, cilësohej si kundërshtar i vështirë ngase, rangohej në vendin e 5-të në Octogon.
Mirëpo, Gjoni ishte tejet i disiplinuar dhe e mundi me pike kundërshtarin, duke fituar në tre raunde.
Prizrenasi, ka ambicie të kaloi në UFC, por pasi që ka nënshkruar me Oktagon, i duhet të bëjë dhe një meç e më pas kalon në kategorinë UFC, pasi që pas meçit me çekun, ishte në Miami te American Top Tem.
‘Falënderoj, gjithmonë bashkatdhetarët e mi që më përkrahin kudo dhe në numër të madh.
Kështu ishte dhe në meçin e fundit ndaj çekut, në Oberhausen ku me përkrahjen e tyre arrita fitore’, - ka thënë të enjten Palokaj, duke shtuar se është krenar që është shqiptar (me origjinë nga Velezha e Prizrenit), ndonëse ka lindur dhe është rritur në Gjermani.