Boksieri i kombëtares së Kosovës, Lumturim Xhoxhaj, është gati për sfidën e nesërme.
Lumturim Xhoxhaj është i përgatitur maksimalisht dhe kërkon kualifikimin më tej në Kampionatin Evropian.
“Kampionati Evropian për të rinj U18 në Poreç të Kroacisë.
Nesër me 7 prill nga ora 14:00 në ring paraqitet në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj kundër boksierit nga Lituania Mantas Augy”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.