Më datën 1 qershor, në New Jersey (Amerikë), do të zhvillohet eventi UFC-302 në artet marciale mikse.
Një event që pritet me interes, pasi sfida kryesore është ajo për titullin kampion në peshën e lehtë mes rusit Islam Makhachev dhe sfidantit amerikan Dustin Poirier.
Dy luftëtarë të fortë dhe që kanë një karrierë të pasur në UFC, ndaj dhe pritet një përballje e bukur. Makhachev, 25 fitore e 1 humbje në kafaz, nuk humbet prej 13 duelesh (hera e vetme në vitin 2015) dhe do ta mbrojë për të tretën herë titullin e këitj Divizioni.
Përballë tij është një ikonë e këtij sporti si Poirier, 35 vjeç, që numëron 30 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat në kafaz. Kjo është hera e tretë që luftëtari amerikan synon titullin e këtij Divizioni, pasi ka humbur dy herë shansin ndaj Khabib Nurmagomedov dhe Charles Oliveira.
Interesant fakti se legjenda Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij, do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë si trajneri i Islam Makhachev. Ai rikthehet pas dy vitesh në këtë detyrë. Në këtë event do të duelojë edhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme Sean Strickland.
UFC-302, duelet kryesore
Islam Makhachev – Dustin Poirier
Sean Strickland – Paulo Costa
Kevin Holland – Michal Olekseijczuk
Jailton Almeida – Alexander Romanov
Randy Brown – Elizeu dos Santos