Ish selektori i kombëtares së Kosovës në boks, Musli Zymberi, është kritikë se si i qasen sportit sidomos në boks.
Zymberi është prej trajnerëve dhe veprimtarëve që i ka dhënë shumë boksit.
“Komuniteti i sportit, nuk janë gjithë sportdashës e as njohës të sportit.
Unë në një rast në takim me komisioni për zhdukjen e dukurive negative në sport, pata kërku që të gjitha federatat duhet skanuar.
Derisa të ketë plotë injorantë nëpër federata, edhe ndarjet e bursave do bëhen shkel e shko.
Unë në federatën time (të boksit), e kam thënë publikisht se gjithë komuniteti i boksit që është, 75 për qind tyre nuk e dojnë boksin.
Janë aty për të bërë foto për fb. Sporti më shumë po ‘zhvillohet’ nëpërmjet fejzbukut, se sa nëpër arena e fusha sportive. Fatkeqësisht!”, ka komentuar Zymberi.