Anëtarët e Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, Musli Zymberi dhe Afrim Majanci, kërkojnë llogari për paratë e shpenzuara nga Federata e Boksit të Kosovës.
Musli Zymberi gjatë konferencës së sotme me gazetarë ka thënë se nuk ka llogaridhënie nga Federata.
“Llogaridhënia nga krerët e Federatës është zero.
Unë e kam ngritur zërin gjithmonë. Kritikat nuk janë marrë të mirëqena, por armiqësore nga drejtuesit e Federatës”, ka thënë Zymberi.
Duhet theksuar se Zymberi ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës në boks.
Afirm Majanci ka hedh shumë kritika, duke thënë mes të tjera: “Ftoj auditorin e jashtëm dhe prokurorinë që të futen në Federatën e Boksit të Kosovës”.
Majanci dyshon në keqpërdorim të mjeteve financiare.