Ish ushtruesi i selektorit të kombëtares së Kosovës në boks, Musli Zymberi, aktualisht anëtar i Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, është i pezmatuar shumë, sipas tij përfaqësuesit e kombëtares së Kosovës në boks, janë tallur me emrin e tij përmes një video.
Ish selektori i kombëtares së Kosovës dhe anëtari i bordit, kërkon llogari nga Federata e Boksit, për talljen me emrin e tij
“Të respektuar, anëtarë aktiv, në komunitetin e boksit Kosovës. Jam detyruar t'ju njoftoj se:
Një video e bërë në Bankok të Tajlandës, e ku është lakuar emri im, edhe atë nga dy figura shumë të rëndësishme të federatës (sekretari i përgjithshëm dhe selektori, në shoqërim me dy garues), më kanë detyruar të reagojë.
Unë, do ti ndjeki gjitha rrugët institucionale, dhe do të kërkoj llogari për talljen dhe baltosjen e emrit tim.
Komuniteti i boksit dhe jo vetëm e dijnë angazhimin dhe kontributin tim në këtë sport”, ka reaguar Zymberi.