Agim Tahiraj: Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ në sport, është shumë i madh

Boksi

Agim Tahiraj: Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ në sport, është shumë i madh

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:02
Agim Tahiraj

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarët të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj dhe anëtari i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” është zë i fuqishëm i sportit në përgjithësi. 

“Nga mendimi im kontributi i gazetës ‘Bota sot’ në sport ka qenë dhe është duke dhënë kontribut vërtet të madh.

Për mendimin tim është gazeta që më se shumti i ka kushtuar sportit vendor dhe atë kohës më të vështirë të kohës për sportin e Kosovës,

Mendoj se shume kujt dhe rinisë ndoshta ju ka bërë me dije për ish sportin e kohërave dhe për ish sportistët që kanë qenë. Andaj vërtet kontribut i çmuar dhe urime 29 vjetorin”, - ka uruar Tahiraj, aktualisht gjyqtar i boksit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat