Luftëtari brazilian MMA, Alex Pereira, nokautoi çekun Jiri Prochazka në raundin e dytë të UFC 303, i cili u zhvillua në Las Vegas.
Meçi përfundoi me nokaut qysh në fillim të rundit të dytë, kur Pereira mposhti Jiri Prochazkan.
Gjyqtarit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të ndalonte luftën dhe të shpallte fitues të njohurin “Poatan”.
Në këtë mënyrë ai mbajti brezin e kampionit dhe tregoi se është më i miri në botë në kategorinë e lehtë dhe kjo është fitorja e tij e dytë në karrierë ndaj Jiri Prochazka.