Conor McGregor do të fitojë 1 milion dollarë nëse Spanja triumfon sonte në Euro 2024

Boksi

Conor McGregor do të fitojë 1 milion dollarë nëse Spanja triumfon sonte në Euro 2024

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 16:57
Conor McGregor

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, bëri një bast të madh që kombëtarja spanjolle të mposht Anglinë në finalen e Euro 2024.

Nëse spanjollët e ngrenë titullin, luftëtari irlandez do të fitojë një milion dollarë.

“Le të shkojmë, Spanjë! Para për të fituar në ditëlindjen time! Dhuratë e shkëlqyer!” – ka shkruar McGregor në rrjetin social X.

Finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të zhvillohet sonte në Berlin të Gjermanisë. Ndeshja fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat