Mersim Zeqiri është bërë gati për atë që po konsiderohet si meçi më i madh i karrierës së tij.
Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të zbresë në ring këtë të shtunë, ndërsa përballë do ta ketë boksierin nga Venezuela, Gregorio Dominguez.
Me një fitore eventuale në natën e spektaklit të boksit “Gara Fight Night”, boksieri shqiptar me banim në Zvicër do të mundë t’i fitonte dy tituj internacional – UBO dhe UBF dhe më pas do t’i hapeshin dyert që të garojë për tituj të tjerë të rëndësishëm në karrierë.
Në konferencë për shtyp u paraqitën të dy boksierët, të cilët i treguan synimet e tyre
“Unë kam ardhur këtu i përgatitur, ushtrimet i kam bërë te Arnold Gjergjaj, kemi punuar edhe me Enver Salihun si trajner, në disa aspekte, por nuk do t’i tregojmë me detaje. Në datën 20, midis ringut, e kqyrim kush është më i miri dhe fitoftë më i miri”, deklaroi Zeqiri.
“Në radhë të parë i falënderoj organizatorët për mundësinë e dhënë, ndihem shumë mirë, jam përgatitur maksimalisht për këtë meç. Pres meç të vështirë me Mersimin”, u shpreh Dominguez.