Artet marciale mikse rikthehen në Europë

Boksi

Artet marciale mikse rikthehen në Europë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Këtë fundjavë, në Manchester (më 27 korrik) do të zhvillohet eventi UFC-304 në artet marciale mikse. UFC ka zgjedhur Britaninë e Madhe për të zhvilluar këtë event edhe për faktin se sfida kryesore përfshin një luftëtar vendës.

Përballja kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën welter (pesha 71-77kg). Britaniku Leon Edwards (22 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat), kampion i kësaj peshe, do të mbrojë për të tretën herë titullin në një duel të fortë ndaj amerikanit Belal Muhammad.

Ky i fundit vjen nga një seri prej 10 duelesh pa asnjë humbje (23 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat). Dy sportistët janë përballur edhe në vitin 2021, por ajo sfidë u ndërpre, pasi Muhammad u dëmtua në sy dhe s’mund ta vazhdonte më duelin.

Mjaft interesante edhe sfida mes anglezit Tom Aspinall (14 fitore e 3 humbje) dhe amerikanit Curtis Blaydes (18 fitore, 4 humbje e 1 duel pa rezultat). Aspinall do të duelojër pë të mbrojtur titullin e përkohshëm në peshëne  rëndë.

UFC-304

Leon Edwards – Belal Muhammad

Tom Aspinall – Curtis Blaydes

Bobby Green – Paddy Pimblett

C.L.Duncan – Grehory Rodrigues

Arnold Allen – Giga Chikadze

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat