Nesër spaktakli i boksit në Tetovë “Night of the Champions”

Boksi

Nesër spaktakli i boksit në Tetovë “Night of the Champions”

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Të shtunën në mbrëmje do të mbahet spektakli i boksit “Nata e Kampioneve” në Tetovë që do të organizohet nga Halim Abazi i klubit të boksit Shkëndija – No Limit.

Në këtë event do të marrin pjesë boksier nga vendi jonë, rajoni dhe Europa, ku do të garohet për tituj dhe për pikë në ranglistën e boksierëve profesionist.

Nga Tetova do të garojnë dy boksier Lulzim Ismaili dhe Leonard Abazi, ndërsa gjithashtu një luftë në këtë spektakël do të ketë edhe Benjamin Imeri.

Xhetan Keta do të jetë një emër i njohur i boksit që do të jetë pjesë e këtij eventi.

Spektakli i boksit “Night of the Champions” do të zhvillohet nesër në mbrëmje për herë të 12-të në Sheshin Iliria të Tetovës, ndërsa përveç dueleve të boksit, do të ketë edhe program muzikor me këngtar të njohur të estradës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat