Presidentja Vjosa Osmani për Donjetën: Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit 

Boksi

Presidentja Vjosa Osmani për Donjetën: Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit 

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:03
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku është gati për sfidën e sotme në Lojërat Olimpike – Paris 2024.

Donjeta synon fitore që të kualifikohet më tej. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i jep mbështetje të fuqishme Donjetës.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. 

Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat