Boksierja Donjeta Sadiku është gati për sfidën e sotme në Lojërat Olimpike – Paris 2024.
Donjeta synon fitore që të kualifikohet më tej.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i jep mbështetje të fuqishme Donjetës.
“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris.
Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.