Në Pritje të Donjetës

Boksi

Në Pritje të Donjetës

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:32
Pamje nga gara

Për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësinë të vijnë në Paris të Francës, KOK në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe RTK-në, ka mundësuar ndjekjen e garave në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Derisa mbrëmë ceremonia hapëse kaloi në atmosferë mbresëlënëse, e njëjta pritet të jetë sonte  kur bokson Donjeta Sadiku, dhe në ditët në vijim kur garojnë sportistët tanë.

Krahas ndjekjes së garave, fëmijët mund të argëtohen edhe me sporte të ndryshme.

Mbrëmë ceremoninë e hapi anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Vjollca Krasniqi, derisa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të MKRS-së dhe ambasadorë të shteteve të huaja.

Me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe drejtori i DS në MKRS, Ibër Alaj dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat