Donjeta Sadiku e nisi me fitore në hapje të Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (-60 kg) ka treguar një luftë të madhe në përballje me tajlandezen Thamanya Somnuek dhe ngadhënjeu me meritë.
Rundi i parë i baraspeshuar por edhe tajlandezja e papërshtatshme në disa raste.
Donjeta në rundin e dytë shkëmbeu disa goditje në drejtim të tajlandezes.
Rundi i tretë u karakterizua me rivalitet mes boksieres së Kosovës dhe asaj të Tajlandës.
Donjeta kualifikohet dhe synon të kthehet me medalje.