Donjeta Sadiku me zemër të madhe, fiton në hapje të Lojërave Olimpike 

Boksi

Donjeta Sadiku me zemër të madhe, fiton në hapje të Lojërave Olimpike 

Nga: K.Goca Më: 27 korrik 2024 Në ora: 21:28
Donjeta Sadiku - djathtas me të kaltra

Donjeta Sadiku e nisi me fitore në hapje të Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (-60 kg) ka treguar një luftë të madhe në përballje me tajlandezen Thamanya Somnuek dhe ngadhënjeu me meritë.

Rundi i parë i baraspeshuar por edhe tajlandezja e papërshtatshme në disa raste.

Donjeta në rundin e dytë shkëmbeu disa goditje në drejtim të tajlandezes.  

Rundi i tretë u karakterizua me rivalitet mes boksieres së Kosovës dhe asaj të Tajlandës.

Donjeta kualifikohet dhe synon të kthehet me medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat