Kjo ishte festa e presidentes dhe kryeministrit, pas triumfit të Donjeta Sadikut

Boksi

Kjo ishte festa e presidentes dhe kryeministrit, pas triumfit të Donjeta Sadikut

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 22:45
Pamje

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.

E nga tribunat këtë duel e përcollën edhe krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, teksa iu gëzuan fitores së boksieres sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat