Ky është reagimi i Aziz Salihut për Donjeta Sadikun

Boksi

Ky është reagimi i Aziz Salihut për Donjeta Sadikun

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 22:47
Aziz Salihu dhe Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.

Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria.

Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë.

E nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i ish-boksierit të njohur Aziz Salihut.

“Bravo Donjeta Sadiku. Urime dhe shpresojmë për medalje olimpike”, shkroi Salihu në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat