Vëllezërit e pamposhtur Bakaj

Boksi

Vëllezërit e pamposhtur Bakaj

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 14:05
Vëllezërit Bakaj

Në qytetin e Lezhës, në datën 4 gusht, do të zhvillohet një tjetër event boksi, ku do të diskutohen dy tituj shumë të rëndësishëm.

Vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj kërkojnë të ruajnë statusin si të pathyeshëm. Këtë herë duke tentuar dy tituj ndërkombëtarë.

Amarildo Bakaj synon titullin botëror WBO përballë ganezit Jon Mbanugu. I cili ka 11 ndeshje në boksin profesionit, teksa ka fituar 10 prej tyre.

Të gjithë me KO. Një ndeshje e vështirë për rekordmenin kuqezi, autor i 10 triumfeve në po kaq duele.

Në anën tjetër, vëllai i tij, Roberto Bakaj – me 11 suksese në 11 sfida – do të konkurrojë për titullin kontinental IBO. Ndaj 28-vjeçarit nga Kolumbia, Edwin Riascos.

Dy titujt do të diskutohen në stadiumin e Lezhës, në një mbrëmje tjetër të rëndësishme për boksin shqiptar.

“Luftëtarët” shqiptarë, të cilët përgatiten prej vitesh në Gjermani, kanë një kërkesë të veçantë për ndeshjet e radhës në qytetin historik.

Ata kanë shprehur dëshirën dhe kënaqësinë që të shoqërohen nga legjenda e boksit shqiptar, Zef Gjoni.

Trajner i madh shkodran, i cili me punën e madhe dhe pasionin e tij unik ka rritur shumë breza të boksit shqiptar.

Dhe ashtu do të ndodhë, me Gjonin që do i ndihmojë me eksperiencën e tij në përballjet emocionuese dhe të rëndësishme të 4 gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat