Boksierja Donjeta Sadiku mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike - “Paris 2024”.
Donjeta i përfundoi garat me një fitore dhe një humbje, duke u eliminuar në të tetën e finales.
Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, i drejtohet me disa fjalë Donjetës.
“Donjeta, kokën lartë kampionia jonë, me zemër prej luaneshe luftove deri në atomin e fundit për fitore por nuk e deshti fati që këtë olimpiadë të stolisesh me medalje, megjithatë i tregove botës që një e tillë do të jetë e jotja së shpejti.
Rruga drejt kualifikimit për këto lojëra ishte shumë sfiduese por që ia dolëm me super paraqitje të sigurojmë normën Olimpike.
Një fitore të madhe e arrite në garën më të madhe botërore, e dje ju tregove te gjithëve se si luftohet, edhe pse në këtë pikë nuk ke pse i dëshmon askujt asgjë, në një moshë të re që je tanimë ke shkruar shpesh histori për boksin e Kosovës.
Jam krenare me ty e me luftërat tua sepse vetëm un e di që dhe gjithçka nga vetja për këto meçe, ashtu deshti fati dhe nuk munde të jesh 100% yt.
E njoh shpirtin tënd luftarak prandaj e di që nuk dorëzohesh, do të jesh edhe ma e fortë, e së bashku do ta arrijmë çdo medalje.
Faleminderit Kosovë, e kemi ndjerë më shum[ se kurrë mbështetjen tuaj.
Shihemi në garat e ardhshme!”, ka shkruar Sallauka në profilin e saj në facebook.