Sallauka i drejtohet Donjetës: E njoh shpirtin tënd luftarak, e di që nuk dorëzohesh

Boksi

Sallauka i drejtohet Donjetës: E njoh shpirtin tënd luftarak, e di që nuk dorëzohesh

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2024 Në ora: 14:50
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike  - “Paris 2024”.

Donjeta i përfundoi garat me një fitore dhe një humbje, duke u eliminuar në të tetën e finales.

Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, i drejtohet me disa fjalë Donjetës.

“Donjeta, kokën lartë kampionia jonë, me zemër prej luaneshe luftove deri në atomin e fundit për fitore por nuk e deshti fati që këtë olimpiadë të stolisesh me medalje, megjithatë i tregove botës që një e tillë do të jetë e jotja së shpejti.

Rruga drejt kualifikimit për këto lojëra ishte shumë sfiduese por që ia dolëm me super paraqitje të sigurojmë normën Olimpike. 

Një fitore të madhe e arrite në garën më të madhe botërore, e dje ju tregove te gjithëve se si luftohet, edhe pse në këtë pikë nuk ke pse i dëshmon askujt asgjë, në një moshë të re që je tanimë ke shkruar shpesh histori për boksin e Kosovës. 

Jam krenare me ty e me luftërat tua sepse vetëm un e di që dhe gjithçka nga vetja për këto meçe, ashtu deshti fati dhe nuk munde të jesh 100% yt. 

E njoh shpirtin tënd luftarak prandaj e di që nuk dorëzohesh, do të jesh edhe ma e fortë, e së bashku do ta arrijmë çdo medalje. 
Faleminderit Kosovë, e kemi ndjerë më shum[ se kurrë mbështetjen tuaj.

Shihemi në garat e ardhshme!”, ka shkruar Sallauka në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat