Tërhiqet nga gara

Boksi

Tërhiqet nga gara

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 14:26
Pamje nga meçi

Anxhela Karini është tërhequr vetëm 46 sekonda pasi ka nisur ndeshjen e saj të boksit me Imane Khelif, e cila është njëra prej sportisteve, të cilat nuk kanë kaluar testin e gjinisë.

Siç dihet boksierja nga Algjeria ka ndryshuar gjininë dhe fakti se u pranua që të garonte në boksin për femra në Olimpiadë ka shkaktuar mjaft polemika.

“Nuk mund të vazhdoja, mora një grusht dhe ndjeva dhimbje”, tha Anxhela Karini pas largimit nga ringu.

Kjo temë është diskutuar shumë në ditët e fundit pasi organizatorët janë nën akuzë pasi kanë lejuar që boksierja nga Algjeria të garojë me femra ndërsa një gjë e tillë i është mohuar nga Federata Botërore e Boksit në eventet e organizuara prej kësaj të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat