Organizata e boksit e shpërblen Angela Carinin

Boksi

Organizata e boksit e shpërblen Angela Carinin

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:25
Carini

Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) pritet ta ‘shpërblejë’ Angela Carinin me para, sikur të ishte një kampione olimpike.

Carini e braktisi meçin e saj ndaj Imane Khelif pas 46 sekondash, duke ndezur një debat të fuqishëm, se a duhet të luajë boksierja algjeriane në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Khelif ishte ndaluar nga IBA pasi kishte dështuar në testin e përshtatshmërisë së gjinisë, por u lejua të merrte pjesë në Paris, pasi garat mbikëqyren nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Edhe pse Carini vendosi të largohet vetë nga ndeshja me Khelif, IBA ka vendosur që t’i japë asaj shpërblimin e kampiones olimpike.

Kryetari i IBA-s tha: “Nuk mund t’i shikoja lotët e saj. Mund të ju sigurojë se do të mbrojmë çdo boksier. Nuk e kuptoj pse po e ‘vrasin’ boksin e femrave. Vetëm atletët e përshtatshëm duhet të hyjnë në ring, shkaku i sigurisë”

Të gjithë medalistët e artë pranojnë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh, me atletin që merr 50 mijë dollarë, 25 mijë dollarë shkojnë te Federata dhe trajneri që merr 25 mijë të tjera.

Medalistët e argjendtë fitojnë 50 mijë dollarë, me atletin që fiton 25 mijë sosh, derisa të bronztit fitojnë 25 mijë dollarë, me atletin që fiton 12 mijë e 500.

Carini foli pas meçit me Khelif, duke u shprehur e penduar se nuk ia dha dorën kundërshtares së saj.

“Më vjen keq edhe për kundërshtaren time. Nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ka lejuar të luajë, atëherë unë e respektoj këtë vendim”.

25-vjeçarja shtoi më tutje: “Nuk ishte diçka që kisha qëllim ta bëja. Unë dua t’i kërkoj falje asaj dhe çdokujt tjetër. Isha e zemëruar sepse Olimpiada ime po përfundonte”, tha Carini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat