Imane Khelif në histori, siguron medaljen e parë për Algjerinë

Boksi

Imane Khelif në histori, siguron medaljen e parë për Algjerinë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 19:35
Imane Khelif

Imane Khelif mposhti hungarezen Anna Luca Hamori në çerekfinalen e turneut të boksit për femra në Lojërat Olimpike, në kategorinë deri në 67 kg. Algjerianja siguroi kështu një vend në gjysmëfinale, madje dhe medaljen e bronztë, pasi nuk ka ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt dhe jepen dy medalje të tilla.

Edhe pse përpara kësaj sfide, hungarezja konsideronte se ky duel nuk duhej të luhej, ai u zhvillua normalisht dhe përfundoi me fitoren e Khelif, me vendim unanim të gjyqtarëve

Pas ndeshjes, boksieria ishte shumë e emocionuar, teksa u shpreh: “Është medalja e parë e boksit për femra në Algjeri- jam shumë e lumtur“.

Atletja algjeriane ka qenë në qendër të polemikave në këto Lojëra Olimpike, për faktin se ajo u përjashtua nga Kampionati Botëror i Boksit në vitin 2023, për nivelin tepër të lartë të testosteronit. Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi atë të marrë pjesë në “Paris 2024”.

Imane Khelif mundi edhe italianen Angela Carini pas 46 sekondash lojë. Pas asaj përballje, italiania shpjegoi tërheqjen e saj dhe i dha lamtumirën boksit mes shumë polemikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat