Amarildo Bakaj ka fituar titullin "Wbo Youth".
Boksieri lezhjan triumfoi pikërisht në stadiumin "Besëlidhja" të Lezhës kundër ganezit Jonathan Mbanugu.
Bakaj ia doli me "Knock-Out" t'i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierën profesionale.
Kjo ishte fitorja e 11 për Amarildon, teksa të gjitha janë arritur me "KO".
Më parë dhe vëllai i tij Roberto Bakaj triumfoi. Në të njëjtën mënyrë si Amarildo me "KO", ndërsa po ashtu numëron vetëm fitore.