Roberto Bakaj mposht kolumbianin dhe fiton titullin e "Ibo Continental"

Boksi

Roberto Bakaj mposht kolumbianin dhe fiton titullin e "Ibo Continental"

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 00:11
Roberto Bakaj feston

Roberto Bakaj ka fituar titullin e "Ibo Continental" pasi mposhti kolumbianin Riascos.

Boksieri shqiptar numëroi 3 "knock-out" rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.

Stadiumi "Besëlidhja" i Lezhës është mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj. Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos si boksier.

E veçanta është se të gjitha fitoret janë mbyllur me "KO".

Pas tij do të zbresë në ring Amarildo Bakaj. Vëllai më i vogël pretendon titullin "WBO World Champion".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat