Boksierët përgatiten në Brezovicë

Boksi

Boksierët përgatiten në Brezovicë

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2024 Në ora: 16:16
Boksierët

Boksierët dhe boksieret e reja do të përgatiten në Brezovicë.

Këto përgatitje janë shumë të rëndësishme.

Atmosfera është e mirë dhe të gjithë me optimizëm se do arrijnë nivelin e synuar. 

“Federata e boksit nis fillimin e sezonit të pjesës së dytë të vitit sipas plan-programit të kalendarit 2024 me përgatitjet bazike të kombëtares se Kosovës senior, të rinj, shkollar dhe vajza.

Përgatitjet do të zhvillohen në Brezovicë në lartësinë mbidetare 1720 metra nga gushti.

Pastaj vazhdojnë me pjesën e dytë me përgatitjet speciale para garave kombëtare dhe ndërkombëtare që fillojnë në muajin shtator”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat